Nga shpërthimi i bombolës lëndohet një grua në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej vitesh disa qytetarë nga Struga u kërkonin institucioneve të reagojnë dhe të kujdesen për një grua që jeton e vetme në të njëjtin pallat me ta, por që grumbullon dhe ruan mbetje nga më të ndryshmet në banesë. Thonë se pasi ka stërmbushur banesën është zhvendosur në garazhin, apo bodrumin e pallatit ku ka futur gjithçka. Dy ditë më parë ka pasur zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit. Gruaja ka pësuar djegie të rënda dhe është dërguar në spital.

“Ekipet e Komunës së Strugës për të dytën ditë mbledhin mbeturinat që 84-vjeçarja grumbullonte këtu vite me radhë në bodrumin ku banonte”, raporton Miki Trajkovski- gazetar

Nga shpërthimi i bombolës lëndohet një grua në Strugë shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy