Njoftim i rëndësishëm nga Bashkësia Lokale e Frëngovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Lokale e fshatit Frëngovë bën apel deri tek banorët që mos të keqpërdorin ujin e pijshëm,duke mos ujitur bahçet, fushat,apo duke larë rrugët e asfaltuara, shkruan Struga Ekspres.

“U bëjmë apel të gjithë banorëve të fshatit Frëngovë, që ujin e pijshëm ta përdorin në mënyrën më të mirë dhe mos të abuzojnë me ujin.
Ju lutemi që mos ta keqpërdorni ujin e pijshëm, mos e shfrytëzoni ujin e pijshëm për të ujitur bahçet e shtëpive dhe jashtë saj,fushat apo larjen e rrugëve të asfaltuara.
Nëse e shfrytëzoni në mënyrë të drejtê ujin, nuk do të keni kurrë ndërprerje të ujit të pijshëm ashtu si nuk keni patur ndërprerje prej kohës që menaxhojmë ne me ujin.
Keqpërdorimi i vazhdueshëm i ujit nga banorët rrezikon që të ketë mungesën e ujit.Urojmë në mirëkuptimin e banorëve dhe njëkohësisht falenderojmë edhe për për përkrahjen dhe besimin tek ne”, shprehen për Struga Ekspres, nga Bashkësia Lokale e Frëngovës.

(Struga Ekspres)

Njoftim i rëndësishëm nga Bashkësia Lokale e Frëngovës shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy