Partitë politike në Strugë në aksion pas “kokave” të fiseve të mëdha për të siguruar vota

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë politike shqiptare në Strugë janë vënë ne aksion të madh para fushatës së zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit,ku do tu votohet për të parin e komunës,shkruan Struga Ekspres.

Siç mësohet nga terreni në Strugë, militantët dhe drejtues të lartë të partive të ndryshme janë vërsulur pas “kokave” të fisit nëpër fshatra dhe në qytet, aty ku këto fise shihen si një makineri votash.

Premtimet e mëdha nëse fitojne në zgjedhjet lokale në Strugë,pothuajse janë të njëjta nga të gjitha partitë në Strugë,

Ata trokasin nëpër dyertë e shtëpive, takohen nëpër kafene, zyrat e partive, kjo është një përditshmëri tani nga drejtuesit e partive aty ku bëhen “pazare” dhe ku jepen kordinatat.

Advertisement

Çdo ditë e më shumë në Strugë po “nxehet” situata politike, ku pothuajse në çdo lokalitet, kafene apo restorante, flitet vetëm për zgjedhjet lokale në Strugë se kush do të jetë kryetari i ardhshëm pas zgjedhjeve të 17 Tetorit ose pas balotazhit (dy javë më pas) më 31 Tetor 2021. (Struga Ekspres)

Partitë politike në Strugë në aksion pas “kokave” të fiseve të mëdha për të siguruar vota shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy