Për 3 javë do të ketë mbi 500 dasma që do ti sjellin miliona euro bizneseve të Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga muaji korrik mbi 500 dasma do të realizohen në Strugë dhe rrethinën e saj ku me miliona e miliona euro do ti sjellin bizneseve në Strugë, falë edhe ardhjes së mërgimtarëve strugan,shkruan Struga Ekspres.

Dasmat dhe gëzimet familjare gjallërojnë Strugën për tre javë verore.

Në Strugë sallonet dhe lokalet e dasmave janë të rezervuara që vitin e kaluar.

“Vështirê se gjen ndonjë lokal pêr këtë vit, ato duhet të rezervohen një vit më parë”,shprehet një qytetar.

Advertisement

Në Strugë ka dhjetra e dhjetra lokale dasmash, të cilat janë të rezervuara çdo ditë në kohë dasmash.

Në Strugë dasmat realizohen në kohën e pushimeve kur kanë mërgimtarët strugan, prandaj të gjithê duan ti bëjnë dasmat në këtë periudhê verore prej 3 javësh,nga mesi i muajit korrik deri në fillim të muajit gusht.

Realizimi i mbi 500 dasmave në Strugë për tre javë ështê një rekord që mban ky qytet prej disa vitesh.

Kujtojmë se këtë vit nuk do të ketë kufizime për mbajtjen e dasmave si shkak i pandemisë ku kêrkoheshte distanca dhe disa kushte për të plotësuar nga dasmori.

Advertisement

(Struga Ekspres)

Për 3 javë do të ketë mbi 500 dasma që do ti sjellin miliona euro bizneseve të Strugës shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy