Reagon ashpër Aleanca e Dollogozhdës: Shtruan 100 metra asfalt, ndërsa e reklamuan se kanë bashkuar dy fshatra! BDI flen 4 vite dhe ngjallet vetëm 4 javë para zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtruan 100 metra asfalt, ndërsa e reklamuan se kanë bashkuar dy fshatra

Propaganda për qëllime elektorale me asfaltime të rrugëve i takon shekullt 20 dhe posaçërisht sistemeve socialisto-komuniste. Qëllimi është mashtrimi i elektoratit. Mashtrimi shëndërrohet në pafytyresi politike, kur asfaltohen vetëm 100 metra rrugë dhe ne portale publikohen lajme se Komuna e Strugës n’a paska asfaltuar rrugën që lidh fshatrat Dollogozhdë dhe Zhepin me një shqipe të cunguar.

Pafytyrsia e BDI-se nuk ka fund. BDI flen 4 vite dhe ngjallet vetëm 4 javë para zgjedhjeve dhe tenton të mashtron dhe të merrë levdata për “investime” që normalisht u takojnë gjithë qytetarëve si taksapagues të këtij shteti. BDI asfalton në Dollogozhdë 100 m rrugë dhe me krenari prezanton nëpër portale si arritje të saj se i paska asfaltuar rrugën që lidhë dy fshatra, Dollogozhdën me Zhepinin. Kerkojmë nga nëndega e BDI-së në Dollogozdë që mos e hanë kashtën për bar dhe të sqaron dollogozhdarët, por edhe qytetarët tjerë pse bëhen mashtrime të një niveli kaq të ulët. Por, edhe të pyes kandidatin për këshilltar të BDI-së, pse ende pa hyrë në Kuvendin e komunës i mbyll sytë para ofendimeve të tilla që n’a bëhen në mesë të ditës dhe para syve tonë.

Për këtë shihni videon dhe fotografitë e pjesës të 100 metrave të asfaltuara!

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët – Dollogozhdë.

Reagon ashpër Aleanca e Dollogozhdës: Shtruan 100 metra asfalt, ndërsa e reklamuan se kanë bashkuar dy fshatra! BDI flen 4 vite dhe ngjallet vetëm 4 javë para zgjedhjeve shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy