Salim Sulejmani: Le të përkushtohemi në këtë muaj madhështor të Shabanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autor: Salim Sulejmani-Myfti i Strugës

Sapo hymë në muajin Shaban i cili në traditën islame emërtohet edhe muaji madhështorë ( Shehru -l – mu’dham). I Dërguari i Allahut s.a.v.s shfaqte një përkushtim të veçantë gjatë këtij muaji duke i kaluar ditët e tij në ibadet dhe në agjërim. Gjithashtu, ai sahabëve të tij por edhe neve na paralajmëroi se muaji Shaban në një farë mënyre neglizhohet dhe lihet pas dore nga muslimanët.
Transmetohet se Usame ibn Zejdi r.a. i tha pejgamberit a.s : O i Dërguari i Allahut, s’të kam parë të agjërosh në asnjë muaj, aq sa agjëron gjatë muajit Shaban. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) i tha: “Ky është një muaj i cili nuk vlerësohet ashtu siç duhet nga njerëzit. Në muajin Shaban veprat lartësohen për tek Allahu (xh.sh.) dhe mua më pëlqen të jem agjërueshëm ndërkohë që ato ngjiten atje”. (Nesaiu Ahmedi).
Pra, nëpërmjet kësaj thënie i Dërguari i Allahut s.a.v.s na tregon pse i ka dhënë rëndësi këtij muaji të bekuar. Është muaji në të cilin ngrihen veprat tek Allahu i Madhërishëm, andaj edhe nuk mund të jetë një muaj i zakonshëm.
Adhurimi i shoqëruar me vepra të mira me ndihmën e Zotit do të fshijë veprat e shëmtuara që mund ti kemi bërë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që ditët e muajit Shaban ti kalojmë në adhurim dhe vepra të mira, sidomos me agjërim nafile, që është edhe një nga veçantitë e këtij muaj dhe të përgatitemi për muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e begative të mëdha.

Salim Sulejmani: Le të përkushtohemi në këtë muaj madhështor të Shabanit shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy