
Sot, në orën 11:00, në sallën e Këshillit Komunal në Strugë do të zhvillohet Seanca Konstituive e përbërjes së re të këshillit. Gjatë kësaj seance pritet të zgjidhet kryetari i Këshillit Komunal, një nga vendimet më të rëndësishme për funksionimin e institucionit në mandatin e ardhshëm, informon Struga Ekspres
Këshilli Komunal i Strugës përbëhet nga gjithsej 23 këshilltar, të cilët do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit. Në seancë pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Mendi Qyra.
Seanca e sotme shënon fillimin zyrtar të punës së këshilltarëve të rinj dhe hap rrugën për proceset e ardhshme vendimmarrëse në komunë.
(Struga Ekspres)
Advertisement