Stina dhe Prina Hoxha, Gresa Mustafai dhe Melisa Hajredini, vajzat e Arta të Strugës (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stina dhe Prina Hoxha, Gresa Mustafai dhe Melisa Hajredini, vajzat e Arta të Strugës (FOTO)

VAJZAT E ARTA TË STRUGËS

Sot (02.10.2021) në Shkup, u zhvillua Kupa e Maqedonisë së Veriut për moshat e reja U15.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, u paraqit me katër sportiste dhe atë:
Stina dhe Prina Hoxha, Gresa Mustafai dhe Melisa Hajredini.
Atletet tona shkëlqyen në këtë aktivitet, duke u stolisur me katër medalje, nga të cilat dy të arta dhe dy të argjenta, ndërsa në plasmanin e përgjithshëm, K.K “Drini”, në kategorinë e vajzave, u radhitën në vendin e tretë.
Me medalje të artë u stolis atletja Stina Hoxha, në diciplinën kërcim së larti, ajo mori pjesë për herë të parë në këtë diciplinë, dhe arriti të kërcejë, 145cm. Ky është një rezultat shumë premtues për të. Gjithashtu, Stina Hoxha u radhit e dyta edhe në diciplinë 100m, duke e përmirësuar rezultatin e saj.
Me medalje ari, u stolis edhe atletja jonë Melisa Hajredini, në diciplinën e hedhjes së shtizës. Ajo bëri një paraqitje shumë të mirë duke i lënë kundërshtaret shumë larg nga rezultati i saj.
Stafeta 4x100m, në përbërje nga Stina dhe Prina Hoxha, Gresa Mustafai dhe Melisa Hajredini u radhitën në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjentë.
Në fund, vajzat tona të K.K “Drini” u stolisën me kup të vendit të tretë, në kategorinë e femrave.

Advertisement

Stina dhe Prina Hoxha, Gresa Mustafai dhe Melisa Hajredini, vajzat e Arta të Strugës (FOTO) shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy