Struga jashtë hartës turistike, bukuritë natyrore po shuhen në harresë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Struga jashtë hartës turistike, bukuritë natyrore po shuhen në harresë

Struga jashtë hartës turistike, bukuritë natyrore po shuhen në harresë

Struga, një nga qytetet më të bukura dhe më të pasura me natyrë e kulturë por që me vite të tëra mbetet jashtë vëmendjes turistike dhe shtetërore.

Problemi kryesor mbetet mungesa e investimeve të qëndrueshme: rrugë të amortizuara, mungesë e qasjes në tregjet ndërkombëtare dhe asnjë strategji për të sjellë turistë të huaj. Situatën e rëndën akoma më shumë fakti se udhëheqësia lokale as nuk shfrytëzon potencialin që veçmë ka në dispozicion. Fakt është se qeverisjet e deritanishme lokale janë kufizuar vetëm në premtime, pa ofruar projekte konkrete që mund ta nxjerrin Strugën nga ngërci ku ka ngecur.

Pasojat ndihen rëndë në ekonomi. Vetëm gjatë vitit 2023 në Strugë u mbyllën 154 biznese ndërsa situata ekonomike edhe sot në vitin 2025 mbetet e vështirë, me biznese që ende luftojnë për mbijetesë. Mungesa e fuqisë punëtore është bërë alarmante, duke lënë hotelet e restorantet pa staf në kulmin e sezonit. Në vend që turizmi të sjellë zhvillim, qyteti po përballet me rënie ekonomike dhe ikjen masive të të rinjve.

Advertisement

Nëse pushteti lokal vazhdon me të njëjtën qasje, Struga rrezikon të mbetet jo vetëm jashtë hartës turistike të vendit, por edhe jashtë planeve zhvillimore të së ardhmes. Qyteti që dikur duhej të ishte simbol i turizmit dhe krenarisë kombëtare, sot është shembull i harresës dhe neglizhencës institucionale po dhe vullnetit të udhëheqësisë që qeverisjeve lokale deri më sot.

Në Strugë ka kapacitete akomoduese për akomodim të 8-10 mijë turistë në ditë, që do të thotë se disponon me 4000 dhoma me 8-10 mijë shtretër (hotele, motele, autokampe, dhoma, apartamente, shtëpi dhe lloje tjera të akomodimit). Në tërë territorin e Strugës funksionojnë 60 restorante me karakter tradicional dhe bashkëkohor, 50 fast-food kapacitete dhe 60 kafeteri bashkëkohore për të gjitha preferencat dhe 20 agjenci turistike për organizim të udhëtimeve të turistëve. Megjithatë mungesa e investimeve në këtë qytet mban peng zhvillimin e turizmit.

Struga jashtë hartës turistike, bukuritë natyrore po shuhen në harresë

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy