Struga një vit pa atdhetarin Shefit Iljazi, simboli i rezistencës dhe besnik idealeve të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NJOFTIM

Më 17.08.2022 e Mërkurë ora 11.oo
Varrezat e qytetit Strugë

Me rastin njëvjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit, idealistit FLAMURTARIT të parë Shefit Iljazi i cili në 28 Nëntor të vitit 1967 për herë të parë në ish Jugosllavinë titiste me disa shokë ngriti Flamurin Kombëtar!
Për këtë veprim Xha Shefiti u dënua dy herë me burgim të rëndë!
Simbol i rezistencës nuk u thye, u ngeli besnik idealeve të larta!
Të nderojmë nesër Xha Shefitin, simbolin e Flamurit!

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË TIJ

Advertisement

Për simbolin e Flamurit
SHEFIT ILJAZI

Vjeshtë e tretë gjashtëdhjetë e shtatë,
Qielli gri mbi malet shqiptare,
Dita e Flamurit të larë me gjakë
Festë e madhe kombëtare!

Shokë të besës mbledh Shefiti,
Shokë struganë atdhetarë,
Djem të ri që nëna rriti,
Burra trima të paparë!

Dëgjoni shokë, vëllezër të mi,
Në tokën tonë s’jemi të lirë,
Në shtëpinë tonë jemi qiraxhi,
Këmbë duar lidhur zinxhirë!

Advertisement

Të japim Besë të japim fjalë,
Të tregojmë se jemi shqiptarë,
Nuk duam lirinë kush të na falë,
Të marr veshë bota e mbarë!

Këto punë janë me rrezik,
Duan guxim dhe trimëri,
Veç i ligu dijnë të ik,
Kur mendon jetën e tij!

Le t’i tregojmë armikut tonë,
Se kjo tokë është arbërore,
Shqiptari këtu i thonë,
Gjithë me historinë shekullore!

Bën flamurin me Shqiponjë,
Me shpirt dhe me zemër,
Shqiptaria të gëzoj,
Dhe të ruajmë të shtrenjtin emër!

Advertisement

Mëngjesi i vitit gjashtëdhjetë e shtatë
Zbardhi me polic i rrethuar,
Flamuri kuq valonte lartë,
Nga erë vjeshte të trazuar!

Të zunë Xhe Shefit të zunë,
Por ti kokën lartë e mbaje,
Pranga dhe zinxhirë të vunë,
Buzëqeshje krenar, por nuk qaje!

Nën vetull trashë vetulla burri,
Sy Shqiponjë malet shikoje,
Do të rrojë për jetë Flamuri,
Që me shpirt atë e doje!

Të mbyllën në mure të mëdha guri,
Të malltretuan, të goditën
Nuk u shembe, ashtu qëndron burri,
Ndriçove natën, zbukurove ditën!

Advertisement

Sot, nuk je në mesin tonë,
Vepra yte na bën krenar,
Flamuri kuq me Shqiponjë,
LAVDI për jetë i pari Flamurtar!

Struga një vit pa atdhetarin Shefit Iljazi, simboli i rezistencës dhe besnik idealeve të larta shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy