Struga po kërkon Shpresë: Votoni për ndryshimin – Votoni për Burim Nasufin- Bufi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Struga po kërkon Shpresë: Votoni për ndryshimin – Votoni për Burim Nasufin- Bufi!

Derisa Struga përgatitet për zgjedhje, ajo po lufton me një realitet të dëshpëruar: prej ditësh qyteti nuk ka ujë për pije dhe higjienë, ndonëse shtrihet buzë liqenit dhe lumit! Edhe më keq, ndotja enorme nga zjarri në deponi po helmon çdo lagje të Strugës, duke dëmtuar gradualisht shëndetin e qytetarëve. Ky është rezultati kur pushteti lokal i papërgjegjshëm e çon qytetin në kolaps në vitin 2025. Ku ishte lideri i vërtetë? Kur qytetarët dolën në protestë kundër kësaj papërgjegjshmërie dhe luftës për ajër e ujë të pastër, vetëm një politikan qëndroi krah për krah me ta: Kandidati i Pavarur Burim Bufi Nasufi! Bufi tregoi se nuk është vetëm një politikan zyre, por një njeri i terrenit që dëgjon dhe ndjen brengat e bashkëqytetarëve të tij. Ai është garancia se problemi me ujin dhe katastrofa ekologjike me deponinë do të jenë prioriteti i tij absolut që në ditën e parë! Zëri i diasporës është zë për ndryshim! Fuqia e ndryshimit është aq e fortë, saqë ka bashkuar edhe ata që u detyruan të largohen nga Struga e tyre! Të rinjtë shqiptarë të shpërngulur në Zvicër kohët e fundit kanë realizuar një këngë kushtuar Bufit, duke bërë thirrje për votën e gjithë diasporës dhe të gjithë strugarëve! Kjo është një lëvizje, jo vetëm një fushatë. Kjo është një luftë për shëndetin, për ujin, për dinjitetin. Strugarë, jepini besimin njeriut që ishte me ju në protesta. Jepini mundësi Bufit ta kthejë Strugën në rrugën e duhur! Voto për numrin 66! | Гласај за бројот 66!

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy