Struga rihap zemrën për bijtë e saj: Mërgimtarët sjellin jetë dhe dashuri në qytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Strugë, 16 Korrik 2025 – Si çdo verë, qyteti i Strugës është gjallëruar nga kthimi i mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Rrugët, kafiteritë dhe bregu i Drinit të Zi janë mbushur me gjallëri, buzëqeshje dhe përqafime pas shumë muajve ndarjeje, shkruan Struga Ekspres.

Familje të tëra janë ribashkuar këtë korrik, duke e kthyer qytetin në një qendër emocionesh dhe aktivitetesh. Për shumë prej tyre, këto ditë janë më shumë se pushime – janë kthim te rrënjët, te fëmijëria dhe kujtimet që s’fshihen kurrë.

“Unë jetoj në Zvicër prej 18 vitesh, por çdo verë jam këtu. Pa Strugën nuk ka verë,” thotë një mërgimtare që jeton në Cyrih. “Këtu janë prindërit e mi, fëmijët e mi njohin gjyshërit, ruajnë lidhjen me vendlindjen.”.

Bizneset lokale gjithashtu ndiejnë ndikimin pozitiv të mërgimtarëve. Restorantet, dyqanet dhe hoteleritë shënojnë rritje të ndjeshme të xhiros gjatë muajve të korrikut dhe gushtit.

Advertisement

“Mërgimtarët janë oksigjen për ekonominë lokale,” shprehet një pronar i një kafeneje në qendër të qytetit.

E ardhmja e Strugës është e lidhur ngushtë me bijtë e saj jashtë. Kthimi i tyre nuk është vetëm emocional, por edhe strategjik për zhvillimin e qytetit

Ndërsa vera vazhdon, Struga flet në çdo cep për dashurinë, kujtimet dhe përkushtimin e atyre që ndonëse larg, e mbajnë vendlindjen në zemër.

(Struga Ekspres)

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy