Struganet Natyra Malo dhe Melisa Hajredini në kupën e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NATYRA MALO E ARTË EDHE TE SENIORET

Ditën e shtunë dhe të diel (10-11. 06. 2023) në Shkup, u zhvillua Kupa e Maqedonisë së Veriut për Senior.
Në këtë aktivitetet mori pjesë edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga.
Sprinterja jonë Natyra Malo ishte më e shpejta në diciplinën 100m duke  u radhitur me shumë meritë në vendin e parë,  ndërsa në 200m, u radhit e dyta.
Me medalje të argjentë u stolis talentja Melisa Hajredini në hedhjen e shtizës edhe pse me moshë ende shumë të re nga shoqet e saja. Gjithashtu stafeta e klubit tonë 4 x 100 u radhit në vendin e tretë.
Tani në radhë është Kampionati Evropian ekipor “liga e tretë” Poloni, nga data 20-25. 06.2023,  ku do të marrë pjesë edhe sportistja e klubit tonë, Natyra Malo si anëtare e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Struganet Natyra Malo dhe Melisa Hajredini në kupën e Maqedonisë së Veriut shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy