Xhevdet Dauti rizgjidhet Kryetar i Bashkësisë Vendore në Ladorisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhevdet Dauti rizgjidhet Kryetar i Bashkësisë Vendore në Ladorisht
Si rezultat i disa tubimeve qytetare në Ladorisht të mbajtura në hapësirat e Bashkësisë Lokale, u zgjodh kryetari dhe kryesia e Bashkësisë Lokale në Ladorisht dhe atë kryetar i bashkësisë lokale në katër (4) vitet e ardhshme u rizgjodh z-ti Xhevdet Dauti,sekretar u zgjodh z-ti Besnik Rashiti ndërsa arkëtar u zgjodh z-ti Mustafa Jakupi në kryesi u zgjodhën edhe Mazar Dauti dhe Arun Kolonja.
Përndryshe Xhevdet Dauti për herë të parë është zgjedhur Kryetar në vitin 2012 dhe do të vazhdojë ta udhëheqë Bashkësinë Lokale në Ladorisht edhe katër vitet e ardhshme.
Xhevdet Dauti njihet për sukseset e pankotesueshme me aktivitetet e tij në zhvillimin e sportit,kulturës,folklorit,infrastrukturës në Ladorisht dhe më gjerë por edhe bashkëpunimin mjaft të suksesshëm me diasporën e Ladorishtit në Zvicër dhe më gjerë me të cilën do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen .
Njoftojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Vendore dhe Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës Strugë.

Xhevdet Dauti rizgjidhet Kryetar i Bashkësisë Vendore në Ladorisht shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy