Ziadin Sela për vdekjen e Vibar Hanit: Veleshta humbi aktivistin e shquar, Struga humbi qytetarin shembullor dhe shqiptarët humbën veprimtarin e ndershëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela shprehi sot ngushëllime për vdekjen e veprimtarit ,intelektualit dhe njeriut të urtë, Vibar Hani nga Veleshta, shkruan Struga Ekspres.

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të shokut, mikut, bashkëqytetarit tonë, veprimtarit dhe aktivistit nga Veleshta, Vibar Hani, na pikëlloi thellë.

Familja Hani humbi anëtarin e tyre të sinqertë, të urtë e të devotshëm. Veleshta aktivistin e shquar, Struga qytetarin shembullor, ndërsa shqiptarët humbën një veprimtar të ndershëm.

Vibar Hani u prehtë në paqe, ndërsa familjes dhe gjithë atyrë që e njohën dhe punuan me të, ngushëllime të sinqerta!”-shprehet Ziadin Sela.

Advertisement

(Struga Ekspres)

Ziadin Sela për vdekjen e Vibar Hanit: Veleshta humbi aktivistin e shquar, Struga humbi qytetarin shembullor dhe shqiptarët humbën veprimtarin e ndershëm shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy