2 milionë euro për një makinë të shkatërruar, del në ankand Aston Martin i vitit 1960

Pinterest LinkedIn Tumblr +
2 milionë euro për një makinë të shkatërruar, del në ankand Aston Martin i vitit 1960

Një Aston Martin shumë i rrallë do të shitet në ankand në Londër muajin e ardhshëm, me çmimin fillestar prej 2 milionë eurosh.

Por, përveç blerjes, pronarit të ardhshëm do t’i duhet edhe shumë investim për restaurimin e kësaj makine të vitit 1960.

Aston Martin DB4GT është një nga modelet më të vlerësuara të markës britanike dhe konsiderohet gjerësisht nga koleksionuesit si një nga makinat më të mira të pasluftës.

Për kohën, kjo makinë eklipsonte rivalët e saj me një shpejtësi maksimale prej 240 km/h dhe arrinte nga 0 në 100 km/h për 6,1 sekonda.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy