20 mijë organizata amerikane në cak të hakerëve kinezë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara në lidhje sulmin kibernetik ndaj softuerit të emailave të Microsoft Exchange, duke rrezikuar më shumë se 20 mijë organizata amerikane. Kompania e madhe teknologjike, ka fajësuar Kinën për këtë sulm.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar reagim të shpejtë për të siguruar këtë softuer pasi hakimin e ka cilësuar si kërcënim aktiv. Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që operojnë me këta softuer, qeverisë, sektorit privat dhe akademisë që të kundërpërgjigjen menjëherë.

Microsofti ka thënë se hakerët kanë përdorur serverin e emailit për të sulmuar caqet e tyre. Gjatë dy ditëve të fundit, gjiganti teknologjik ka përditësuar softuerin për të forcuar sigurinë e tij.

Qendra e Inteligjencës brenda Microsoftit ka thënë se sulmi ka ndodhur nga një haker i sponsorizuar nga shteti, me bazë në Kinë.

Advertisement

Sipas kompanitë, hakerët kanë vepruar nën emrin “Hafinium”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy