“5 trilion dollarë humbin çdo vit”, Inteligjenca artificiale ndihmon në luftën kundër ndaj mashtrimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“5 trilion dollarë humbin çdo vit”, Inteligjenca artificiale ndihmon në luftën kundër ndaj mashtrimeve

Lajmi i keq është se rreth 5 trilion dollarë humbin nga mashtrimi në të gjithë botën çdo vit. Lajmi i mirë është se, në sajë të inteligjencës artificiale (IA), tani është e mundur të shpejtosh dhe automatizosh në mënyrë drastike proceset e inteligjencës së biznesit deri në 75%, të cilat janë thelbësore për të ndihmuar përdoruesit që merren me operacione ekonomike/financiare në internet për të marrë vendime të sigurta dhe për të minimizuar kostot dhe rreziqet.

Një zgjidhje vjen nga kompania ”Deephound”, një kompani e teknologjisë italo-angleze e themeluar në 2018 nga tre të rinj romanë, Alessia Gianaroli, Rosbeh Zakikhani dhe Marco Menichelli me seli në Londër.

”Deephound” ka prezantuar platformën e inteligjencës artificiale që kombinon ”Open Source Intelligence” (aftësia për të analizuar burimet dhe për të verifikuar informacionin duke filluar nga burimet e disponueshme ligjërisht për publikun), me ato të ”Deep Insight” (procedurat intuitive të zgjedhjeve njerëzore).

Advertisement

”Kjo është një zgjidhje e re për të rritur analistin ekspert dhe jo për ta zëvendësuar atë, pasi qenia njerëzore ka për detyrë të kontrollojë dhe verifikojë rezultatin përfundimtar të secilës analizë dhe që mund të rezultojë e dobishme sidomos në rastin e transaksioneve financiare, financimit të kapitalit dhe manovrave financiare online, dhe identifikimin e informacionit të rremë në faza të mbledhjes së kapitalit”, theksojnë autorët.

“Deephound’ lindi si një laborator për analizimin e lajmeve të rreme – shpjegon Rosbeh Zakikhani, themeluesi i kompanisë ”por shpejt e kuptuam që tregu nuk ishte ende gati për të konsideruar kontrollimin e fakteve si një shërbim dhe për ta blerë atë si të tillë, kështu që ne vendosëm të kalojmë në inteligjencën e biznesit”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy