96 KM/h për 1.72 sekonda, ju prezantojmë me makinën elektrike që theu rekordin botëror të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhuesi japonez i automjeteve, Aspark, ka vendosur një rekord të ri botëror, duke arritur shpejtësinë 200 km në orë. Por këtu po flasim për një makinë elektrike. Prova u realizua në fushën e aviacionit në Alvington, në veri të Anglisë, me shpejtësinë që i siguroi prodhuesve një rekord botëror Guinës.

Makina në fjalë mund të arrijë shpejtësinë 96 km në orë për 1.72 sekonda. Ajo kërkon vetëm 40 minuta për t’u karikuar tërësisht.

Por për të gjithë ata që mendojnë se kjo do të ishte makina e ëndrrave, nuk është kaq e lehtë sepse çmimi i saj nis nga 2.5 milionë euro dhe deri tani, janë prodhuar vetëm 50 makina të tilla.

Me bazë në Osaka të Japonisë, kompania Aspark, ka punuar për zhvillimin e makinës “Oul Electric” ultra – performance, që prej vitit 2015. Por nga ajo kohë, kompania është rritur duke patur sot pjesë të saj, 3500 punëtorë dhe 25 zyra në mbarë botën.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy