A ka lopë në Hënë? Turistët e hapësirës rrëfejnë atë çfarë shohin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përpara kthimit në Tokë, rrëfyen atë që panë. Anëtarët e ekuipazhit të parë vetëm me civilë, të cilët udhëtuan në orbitë, morën kohë jashtë misionit të tyre “Inspiration 4” për t’iu përgjigjur pyetjeve nga pacientët në Spitalin Kërkimor të Fëmijëve në Tennessi.

Fëmijët që trajtohen aty janë nga 6 deri në 15 vjeç, ndërsa njëri prej anëtarëve të ekuipazhit në kapsulën e SpaceX, ishte trajtuar për kancer në atë spital. Pyetja më e goditur ka ardhur nga 6-vjeçari Mathew.

Matthew: “A ka lopë në Hënë? Sian Proctor, shkencëtar gjeologjie: “Shpresoj që një ditë do të ketë, por aktualisht nuk ka. Gjithmonë kam menduar se Hëna do të ishte si në filmat vizatimorë. Por ne do të kthehemi sërish në Hënë së shpejtim për të zbuluar më shumë për të”.

Ndërkohë, disa ditë më parë, kompania e Elon Musk, SpaceX, hyri në histori pasi dërgoi në hapësirë ekipin e parë me civilë dhe asnjë astronaut profesionist. Udhëtimi është kryesisht për arsye turizmi.

Advertisement

Pjesë e ekuipazhit janë miliarderi 38-vjeçar Jared Isaacman, i cili është edhe financuesi i udhëtimit, 29-vjeçarja që i ka mbijetuar kancerit, Hayley Arceneux, 42-vjeçari Chris Sembroski, inxhinier i kompanisë Lockheed Martin, i cili e fitoi biletën në një lotari online, si dhe 51-vjeçari Sian Proctor, një gjeolog dhe pedagog universiteti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy