Abeli, roboti 12-vjeçar që kupton njerëzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abeli, roboti 12-vjeçar që kupton njerëzit

Duket si një djalë 12-vjeçar, di të flasë, të arsyetojë dhe të kuptojë emocionet e qenieve njerëzore para tij.

Emri i tij është Abel dhe ai është roboti i ri humanoid i krijuar nga studiuesit e Universitetit të Pizës në bashkëpunim me ”Biomimics” të Londrës, laboratorët ku kanë lindur disa nga ”alienët” më të famshëm të kinemasë, siç janë ata nga ”Luftërat e Yjeve” dhe dinozaurët e ”Jurassic Park”.

“Abel është një robot humanoid si nga pikëpamja estetike ashtu dhe nga sjellja”, theksoi  inxhinieri Lorenzo Cominelli.

“Ai jo vetëm që i ngjan dhe lëviz me ne njerëzit, por ai është në gjendje të ndërveprojë, të sillet dhe të perceptojë mjedisin e tij në një mënyrë të ngjashme me tonin”, shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy