Aeroplani hapësinor bën fluturimin e parë të suksesshëm jashtë atmosferës së Tokës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aeroplani hapësinor bën fluturimin e parë të suksesshëm jashtë atmosferës së Tokës

Aeroplani “Virgin Galactic” ka bërë sot testin e parë që ka rezultuar i suksesshëm, duke i dhënë kështu një hov të ri shpresave për të dërguar njerëzit në hapësirë.

Kjo provë është një moment historik për Virgin Galactic, i cili u themelua nga Richard Branson në 2004 me qëllimin për të ofruar fluturime komerciale në hapësirë, një arritje e kompletuar pas 20 vitesh dhe që pritet të jetë gur themeli për historinë njerëzorë.

Ekuipazhi në bordin e aeroplanit festuan me grusht në momentin kur u larguan nga atmosfera e Tokës dhe u ngjitën në skajin e hapësirës, teksa ndanë copëza lumturie nga brenda mjetit fluturues.

Misioni 90-minutësh u ngrit nga Spaceport America në New Mexico rreth orës 8:30 të mëngjesit me kohën lokale. Avioni-raketë, i njohur si Unity, ishte i lidhur me një anije mëmë, një avion transportues i quajtur VMS Eve.

Advertisement

Eva është një lloj aeroplani transportues që ngjiti Unity mbi sipërfaqen e Tokës për ta lëshuar më pas atë në hapësirë.

Ekuipazhi ku bëjnë pjesë studiuesi italian Ëalter Villadei dhe instruktori i i kompanisë Colin Bennett mbante gjithashtu një flamur italian në kabinë.

Gjithashtu në bord për udhëtimin epik ishin Pantaleone Carlucci dhe nënkoloneli Angelo Landolfi.

Mirë se erdhët në hapësirë, astronautë“, tha Sirisha Bandla e Virgin Galactic në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Advertisement

Misioni, i quajtur Galactic 01, u rikthye në pistën e Neë Mexico në orën 11:50.

Ndryshe nga rivalët e Branson, Elon Musk dhe Jeff Bezos, ky fluturim nuk u drejtua nga individë të pasur apo të famshëm që shpenzojnë qindra mijëra deri në miliona dollarë për përvojën.

Fokusi i misionit Galactic 01 ishte testimi i 13 eksperimenteve në gravitetin zero, të cilat mblodhën të dhëna biometrike, matën performancën njohëse dhe regjistruan sesi disa lëngje dhe lëndë të ngurta përzihen në kushte mikrograviteti.

Kostoja për biletat e ardhshme për njerëzit e zakonshëm fillimisht ishte parashikuar në 250,000 dollarë secila, megjithëse Virgin Galactic së fundmi e ngriti çmimin në 450,000 dollarë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy