Anija kozmike e NASA-s gati për t’u përplasur me një asteroid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia Amerikane e Hapësirës do të përplasë një sondë me një asteroid, në orët e ardhshme, në përpjekje për të përmbyllur misionin e parë të plotë të mbrojtjes planetare.

Ky mision quhet Testi i Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit, ose DART, i cili  dëshiron të shohë se sa e vështirë do të ishte të ndalonte një shkëmb të madh hapësinor që të godiste Tokën.

Kjo do të zhvillohet rreth 11 milionë km larg në një objektiv të quajtur Dimorphos.

Agjencia thotë se shkëmbi nuk është aktualisht në një rrugë për të goditur Tokën dhe as testi nuk do ta dërgojë atë aksidentalisht në drejtimin tonë.

Advertisement

Teleskopët do të shikojnë nga larg, duke përfshirë observatorin e ri super hapësinor James Ëebb.

Deri më sot, NASA ka gjurmuar vetëm rreth 40% të objekteve afër Tokës. Asteroidë surprizë kanë vizituar Tokën në të kaluarën dhe padyshim që do ta bëjnë këtë në të ardhmen. Eksperimentet si misioni DART mund të ndihmojnë në përgatitjen e njerëzimit për një ngjarje të tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy