Anija kozmike godet Asteroidin; NASA eksperiment për të shmangur rrezikun ndaj tokës në të ardhmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ka goditur me sukses një asteroid 11 milionë kilometra larg Hënës.

 

Goditja ishte një test për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një asteroid, i cili mund të rrezikojë Tokën. Përplasja mes sondës “Dart” të lëshuar drejt asteroidit me diametër 163 metra u përcoll live nga qendra e NASA-s .

 

Advertisement

Elena Adams njëra ndër inxhinieret u shpreh se kjo është një nga teknikat më të mira për te parandaluar kërcënimet ndaj tokës në të ardhmen.

 

ELENA ADAMS

INXHINIERE E MISIONIT DART

Advertisement

Kjo teknikë, e quajtur teknika e ndikimit kinetik mund të përdoret nëse do të kishte një asteroid që do të vinte në një moment në të ardhmen. Është një ide shumë e thjeshtë: ju përplasni anijen kozmike në objektin për të cilin jeni të shqetësuar dhe ju përdorni masën dhe shpejtësinë e anijes suaj kozmike për të ndryshuar pak orbitën e atij objekti sa duhet në mënyrë që të humbasë Tokën në vend që të godasë Tokën.

 

Asteroidi Dimorfos u zgjodh me kujdes. Ai nuk ishte në rrugë drejt Tokës dhe përplasja nuk rrezikonte asgjë.

 

Advertisement

Tashmë shkencëtarët do të presin disa ditë për të parë nëse përplasja  do te ketë ndryshuar orbitën e asteroidit.

 

Madhësia e asteroidit tregon se nëse ai do të godiste Tokën do të formonte një krater me diametër 1 kilometër.

 

Advertisement

NASA ka parashikuar se 95% e asteroidëve të mëdhenj të cilët do të përbënin kërcënim për ekzistencën e Tokës nuk ndodhen në orbitën e saj, por gjithsesi gjetja e zgjidhjeve si ndryshimi i orbitës nuk do të ishte diçka e keqe.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy