Aplikacioni i pabesueshëm që zbulon sa raste keni në lagjen tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aplikacioni i pabesueshëm që zbulon sa raste keni në lagjen tuaj

Koronavirusi hyri në jetën tonë rreth një vit më parë. Bota po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të frenuar përhapjen e virusit dhe sigurisht, duke qënë se jetojmë në epokën virtuale, edhe teknologjia hyri në betejë për të luftuar pandeminë.

Në një situatë të tillë, Google nuk mund të lihej jashtë betejës. Në përpjekje për të ndihmuar qytetarët të shmangin zonat me ngarkesë të lartë virale, gjiganti i teknologjisë ka shtuar një përditësim të ri në Google Maps. Në fakt, Google i informon përdoruesit për rastet me Covid-19 në zonën e tyre dhe në të gjithë botën. Aplikacioni tregon rastet e shtatë ditëve të fundit për 100,000 banorë.

Si ta shtoni opsionin e ri:

Hapni Google Maps

Advertisement

Klikoni në ikonën me të tre pikat në të djathtë

Zgjidhni “COVID-19 Info”

Aplikaconi tregon madje edhe nëse rastet në zonën tuaj janë rritur ose zvogëluar në krahasim me një javë më parë. Google mbështet në të dhëna nga tre burime: Universiteti Johns Hopkins, New York Times dhe Wikipedia.

Të tria burimet marrin të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë por edhe nga organizata të tjera publike ose qeveritare. Kompania tha në një deklaratë se aplilkacioni tregon “informacione kritike në lidhje me Covid në një zonë në mënyrë që ju të vendosni se ku të shkoni dhe çfarë të bëni”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy