”Apple” dominon tregun global të telefonave inteligjentë 5G

Pinterest LinkedIn Tumblr +
”Apple” dominon tregun global të telefonave inteligjentë 5G

epa08767261 A sign advertising iPhone 12 Pro in a mobile store in Taipei, Taiwan, 23 October 2020. On 23 October, Apple launched the iPhone 12 and iPhone 12 Pro in Taiwan. EPA/DAVID CHANG

Sipas firmës kërkimore Strategy Analytics, ”Apple” ka shitur afërsisht 40,4 milionë iPhones 5G në tremujorin e parë të vitit 2021 duke marrë 29,8% të tregut global.

Vendi i dytë i takon ”Oppo”, i cili shiti 21,5 milionë njësi për një pjesë të tregut prej 15,8%.

”Vivo” shiti 19,4 milion celularë duke marrë 14,3% të tregut, ndërsa ”Samsung” 17 milionë njësi me 12,5% të tregut.

Advertisement

Shitjet e ”Vivo” dhe ”Samsung” u rritën përkatësisht me 62% dhe 79%.

”Xiaomi”, i cili shiti 16,6 milionë telefona 5G gjatë tremujorit, zuri 12,2% të tregut.

“Samsung” po korr sukses me modelet e reja 5G, të tilla si Galaxy S21 5G, S21 Ultra 5G dhe S21 + 5G, në Korenë e Jugut, Amerikën e Veriut dhe pjesë të Evropës”, tha Ville-Petteri Ukonaho, drejtor i asociuar i Strategy Analytics.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy