Apple, gati të heqë dorë nga butoni që e identifikon që prej 2007-ës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple, gati të heqë dorë nga butoni që e identifikon që prej 2007-ës

Ka qenë një tipar kryesor i smartfonëve të Apple që nga dalja në treg e iPhone-t të parë në 2007, por mesa duket gjiganti i teknologjisë është gati që të heqë butonin që e kthen pajisjen në modalitetin “mute”.

Në vend të këtij butoni, në pajisjet e ardhshme të Apple do të vendoset një buton i unifikuar volumi dhe heshtjeje në të njëjtën kohë. Ky ndryshim pritet të aplikohet te iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Megjithatë, ende nuk ka informacion zyrtar të konfirmuar nga Apple.

Në disa dizajnë, të publikuara në Twitter, iPhone-t e paraqitur kanë vetëm një buton të gjatë volumi.

Po ashtu, thuhet se ky buton nuk do të lëvizë fizikisht, por do të aktivizohet nga prekja nëpërmjet sensorëve në sipërfaqe. Informacionet vijnë gjashtë muaj përpara se Apple të prezantojë gjeneratën e re të iPhone-ve, në shtator.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy