Apple i hap luftë Facebook e Google, do t’u bllokojë përgjimin e klientëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple i hap luftë Facebook e Google, do t’u bllokojë përgjimin e klientëve

Gjurmimi i aktivitetit të përdoruesve është mekanizmi kryesor i përdorur nga Facebook dhe Google për të orientuar reklamimet e rrjedhimisht edhe të ardhurat.

Përmes algoritmeve të tyre pothuajse identike, dy gjigantet amerikane hi-tech mundësojnë lokalizimin e përhapjes së reklamave sipas tematikave, rajoneve dhe interesit vetjak të klientit.

Por, efekti anësor i këtyre algoritmeve është se bashkë me të mirat që ofron u jep zë edhe lajmeve të rreme dhe teorive konspirative.

Tashmë, një tjetër kompani amerikane synon ta mbyllë këtë rubinet të Facebook dhe Google, të paktën në pajisjet e veta.

Advertisement

Apple njoftoi se versioni i ri iOS, sistemi i operimit të telefonave dhe tabletave të saj do të mbërrijë me risinë e zgjedhjes nga vetë përdoruesit për të bllokuar, ose jo përgjimet dhe gjurmimet e aktivitetit nga Google dhe Facebook.

Ekspertët parashikojnë që pjesa dërrmuese e miliona përdoruesve të iPhone të zgjedhin bllokimin e Facebook dhe Google.

Pasojat financiare për dy kompanitë në fjalë nuk llogariten të papërfillshme. Shumë njohës të fushës e interpretojnë këtë si akt lufte të Apple ndaj dy kompanive të tjera, por në këtë mes i japin të drejtë, pasi mendojnë se si Facebook, ashtu edhe Google kanë shkuar shumë larg në ndërhyrjen e tyre tek privatësia e klientëve.

Kreu i Apple, Tim Cook e paralajmëroi këtë akt lufte në fund të janarit.

Advertisement

“Cilat janë pasojat kur u jepet përparësi teorive konspirative vetëm e vetëm se për to flitet shumë në rrjet?”, pyeti ai.

Cook thotë se kjo është mëdyshja e rrjeteve sociale sot, por që kompanitë dhe ofruesit e këtyre shërbimeve duhet ta kenë të qartë që këtë mëdyshje virtuale të mos e shtyjnë drejt katastrofës sociale reale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy