Apple shtyn planin për rikthimin në zyrë të punonjësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple shtyn planin për rikthimin në zyrë të punonjësve

Apple shtyn planin për rikthimin në zyrë të punonjësve, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, nga varianti Delta – sipas Bloomberg. Kompania kishte përcaktuar një plan për rikthimin e punonjësve në zyrë në fillim të shtatorit, rreth tre ditë në javë, por tashmë, afati është shtyrë “të paktën me një muaj nga deri në tetor, te së shpejti”.

Rikthimi në zyrë u kundërshtua nga disa prej punonjësve të saj. Një grup punonjësish, në një kanal të brendshëm Slack*për mijëra “mbështetës së punës nga shtëpia” i dërgoi një letër CEO-s së Apple, Tim Cook, dhe pjesës tjetër të drejtuesve të Apple, duke theksuar se kompania duhet të përqafojë një politikë më elastike të punës nga shtëpia. Deirdre O’Brien, zëvendëspresidente në Apple për shitjet me pakicë dhe njerëzit, iu përgjigj letrës se “bashkëpunimi ballë për ballë është i rëndësishëm për kulturën dhe të ardhmen tonë”.

Apple ishte veçanërisht jo miqësore ndaj konceptit të punës në distancë para pandemisë, dhe ndërkohë që lejimi i punonjësve për të punuar nga shtëpia dy ditë në javë është një ndryshim i madh për kompaninë, gjigantë të tjerë të Sillicon Valley po u japin punonjësve më shumë zgjedhje se ku të punojnë.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, për shembull, tha për “Verge” vitin e kaluar, se sheh gjysmën e kompanive, që do të punojnë përgjithnjë nga shtëpia brenda pesë apo dhjetë viteve. Google tha se pret që 20% e punonjësve të punojnë në distancë edhe kur zyrat të hapen sërish.

Advertisement

Tashmë duket se Apple është një nga kompanitë e para që po ndryshon planet, në përgjigje të rritjes së rasteve me Covid. Punonjësit do të lajmërohen të paktën një muaj përpara, para se të rikthehen në zyrë – sipas Bloomberg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy