Apple Watch diagnostikon dobësinë te pacientët kardiakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apple Watch diagnostikon dobësinë te pacientët kardiakë

Orët inteligjente mund të përdoren për të diagnostikuar në distancë dobësinë, që përkon me aftësinë e zvogëluar për të ecur, në pacientët me probleme kardiake, duke monitoruar distancën e ecur në gjashtë minuta me një saktësi të barabartë me atë të testeve të kryera në spital, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Stanfordit botuar në revistën ”Plos One”.

Studimi monitoroi 110 pacientë në listë për të marrë ndërhyrje vaskulare ose kardiake, të pajisur me një Apple Watch dhe një aplikacion specifik.

Subjektet e studiuara kryen të ashtuquajturin ”test gjashtë minutësh”, i cili konsiston pikërisht në ecjen për këtë periudhë kohe duke matur distancën e kaluar, si në spital ashtu edhe në shtëpi, duke përdorur gjithmonë orën inteligjente.

Studimi zbuloi se Apple Watch ishte në gjendje të diagnostikonte dobësinë, e cila në këtë rast përcaktohet si pamundësia për të udhëtuar të paktën 300 metra.

Advertisement

“Ky studim sugjeron që aftësia e dobët dhe funksionale mund të monitorohen dhe vlerësohet në distancë te pacientët me sëmundje kardiovaskulare, duke lejuar monitorim të sigurt të pacientit me rezolucion të lartë”, shtuan autorët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy