Arben Malaj: Jam kundër kriptomonedhave, studentët të mos investojnë paratë e prindërve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se personat që duan të investojnë në kriptomonedha duhet të bëjnë kujdes. Nga Korça, ku zhvilloi një leksion të hapur me studentët Malaj tha se kriptomonedhat kanë risk shumë të lartë. “Këshilla ime për studentët është që unë jam kundër, por nëse duan ta përdorin të mos investojnë paratë e mamit apo babit dhe shoqërisë”, tha Malaj.

I pyetur për gjendjen ekonomike në vend, Malaj i quajti euforike deklaratat e qeverisë se po rritet ndjeshëm pas pandemisë. “Jemi i vetmi vend që Ministrat e Financave në mënyrë periodike, jo vetëm tani, gëzohen kur marrin borxhe, krizat kanë treguar se rritja e borxheve prek familjet, individët, bizneset”, tha Malaj.

“Është rritje që prodhon krizë, kështu që njerëzit më konservatorë majtas apo djathtas për marrjen e borxheve, për cilësinë e marrjes së borxheve, për përgjegjësinë e investimit me borxhe duhet të jenë Ministrat e Financës, euforia dhe kënaqësia nga rritja e borxheve është një gropë e zezë dhe barrë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy