Asteroidi me madhësinë e një fushe futbolli i afrohet tokës, mund të vrasë miliona njerëz, por çfarë thonë shkencëtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asteroidi me madhësinë e një fushe futbolli i afrohet tokës, mund të vrasë miliona njerëz, por çfarë thonë shkencëtarët

Një asteroid me madhësinë e një fushe futbolli do të kalojë pranë Tokës këtë të premte. Paralajmërimi u dha nga NASA që e konsideron asteroidin si potencialisht të rrezikshëm.

Asteroidi 2008 OS7 pritet të “udhetoje” me shpejtësi 1.7 milion milje nga Toka, rreth shtatë herë më larg se Hëna, me një shpejtësi prej rreth 11 milje në sekondë.

Edhe pse kjo mund të duket si një rrugë e largët, është mjaft afër në aspektin hapësinor që NASA ta shtojë atë në “orën e asteroidit”, teksa ekspertët do të vëzhgojnë me vëmendje afrimin e tij.

Ai konsiderohet potencialisht i rrezikshëm sepse i afrohet mjaft Tokës dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në rast të një përplasjeje.

Advertisement

Vlerësohet se një goditje nga një asteroid i tillë që përfundon mbi një qytet do të shkaktonte një krater 11 milje të gjerë, duke varë menjëherë mbi 2 milionë njerëz. Ndërkohë topi i zjarrit i lëshuar nga përplasja do të vriste 11 milionë njerëz të tjerë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy