”Audi”: Stop motorëve me benzinë ​​dhe naftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
”Audi”: Stop motorëve me benzinë ​​dhe naftë

Kompania ”Audi”, nga viti 2026 mund të ndalojë zhvillimin e motorëve të rinj me djegie dhe kjo për të propozuar vetëm makina elektrike.

Parashikimi i kompanisë është që modelet me motorë termikë me benzinë ​​dhe naftë do të vazhdojnë deri në vitin 2030.

Gama e automjeteve elektrike te ”Audi” po zgjerohet me shpejtësi.

Që nga prezantimi i veturës së parë ”e-Tron” në 2018, ajo ka prezantuar edhe modelin ”e-Tron GT” sportiv dhe ”Crossover Q4 e-Tron”.

Advertisement

Sipas kompanisë, kategoria Euro 7 shton shumë kosto për motorët me djegie dhe kompania duket se ka arritur në një pikë pa kthim.

”Euro 7 është një dhimbje koke e vërtetë, veçanërisht pasi nuk bën shumë për të përmirësuar mjedisin”, deklaroi ”Audi”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy