Automjetet elektrike, prodhuesit dyfishuan shitjet edhe në pandemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shitjet e automjeteve elektrike arritën në 4,5 milionë njësi në vitin 2021, kundrejt 2,1 milionë në vitin 2020. Pandemia e koronavirusit ndihmoi makinat elektrike të trefishojnë prezencën në treg, duke zënë 6,3% të shitjeve botërore.

Sipas analistëve të industrisë, veçanërisht në Europë dhe Kinë, mungesa e pjesëve bëri që prioritet më i lartë t’i jepej automjeteve elektrike, për shkak se kërkohen më shumë si nga konsumatorët, ashtu nga prodhuesit që duhet të përmbushin kriteret e ndotjes.

Qeveritë në të gjithë botën po shtrëngojnë masat ndaj industrisë së automjeteve për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për të prodhuar gjithmonë e më shumë mjete me bateri, duke ofruar në disa vende edhe lehtësi fiskale apo pika karikimi, si një mjet nxitës.

Madje Bashkimi Europian po konsideron ndalimin e shitjeve të makinave me karburant, duke nisur nga viti 2035. Nga ky tranzicion drejt makinave të gjelbra përfituesi kryesor mbetet kompania amerikane Tesla, me 540 mijë njësi të shitura vjet. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka konkurrencë nga marka si Volkswagen, apo prodhuesit kinezë. Këtë vit, shitjet e automjeteve elektrike pritet të rriten me 75%, në 8 milionë makina.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy