Avioni luftarak i së ardhmes, Putin inspekton krijimin e ri rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avioni luftarak i së ardhmes, Putin inspekton krijimin e ri rus

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin inspektoi nga afër prototipin e gjeneratës së pestë të një avioni të ri luftarak Sukhoi, gjatë një shfaqje ajrore që mbahet çdo vit.

Avioni, i cili njihet me nofkën “Shah mat” konsiderohet si rivali i mjetit fluturues amerikan F-35. Ai pritet të kryejë fluturimin e parë në vitin 2023, për t’u prodhur më pas në seri në vitin 2026.

Kompania “Rostec” bën me dije se ky avion do të jetë vështirë të pikaset nga armiqtë dhe se do të ketë kosto operative shumë të ulëta.

Në vitet e fundit, Rusia ka prodhuar me sukses sisteme të reja armatimi për të fuqizuar forcat e armatosura. Shumë prej këtyre armatimeve kanë dalë dhe në shitje duke rritur në këtë mënyrë dhe ekonominë e vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy