Avioni supersonik bërthamor, 5500 kilometra distancë i bën për 80 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avioni supersonik bërthamor, 5500 kilometra distancë i bën për 80 minuta

Udhëtimi nga Londra drejt Nju-Jorkut zgjat përgjithësisht 7 orë e gjysmë. Por një avion i ri supersonik, i cili do të përdorë motorë bërthamorë, do të bëjë që distanca mes dy qyteteve, prej mbi 5500 kilometrash, të përshkruhet në vetëm 80 minuta.

Ideja e çmendur, që do të revolucionarizojë fluturimin vjen nga projektuesi spanjoll Oscar Viñals i cili e ka çuar një shkallë më lart propozimin për avionët supersonikë.


Hoteli fluturues qe do te mbaje 5000 vete ne ajer 1280x720<!–

–>

Advertisement

Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

Advertisement

Modeli i projektuar prej tij, i quajtur Hyper Sting, duhet të arrijë një shpejtësi fluturimi prej 4000 kmh, rreth tri herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe dyfishin e shpejtësisë së avionëve Concorde, të vetmit aeroplanë supersonikë të prodhuar e të përdorur deri më sot. Sipas Viñals, avioni i tij do të mbajë rreth 170 pasagjerë.

Reaktori bërthamor me ftohje të brendshme për momentin është vetëm një koncept teorik, por Viñals shpjegon se ky sistem novator do të lejojë avionin të arrijë shpejtësinë aq shumë të kërkuar, që do të bashkojë botën në një mënyrë të papërjetuar më parë.


Zhytuni ne feste Nje nendetese diskoteke do tiu argetoje ne 200 metra thellesi 1280x720<!–

–>

Advertisement

Zhytuni në festë! Një nëndetëse-diskotekë do t’ju argëtojë në 200 metra thellësi

Advertisement

Avioni Hyper Sting do të jetë shumë më i madh se Concorde. Sipas projektit të Viñals, avioni do të jetë 100 metra i gjatë, rreth 30 metra më i gjatë se Concorde. Ndërsa hapja e krahëve do të jetë 51,5 metra, më shumë se dyfishi i Concorde.

“Concorde ishte një makineri e jashtëzakonshme, një eksperiment fisnik, por ndoste shumë ambientin, bënte shumë zhurmë dhe ishte shumë i kushtueshëm për t’u përdorur”, tha Viñals. “Epoka e re e fluturimeve supersonike është pranë, por ka ende sfida për të kapërcyer. Mendoj se prodhimi i një avioni të tillë do të nisë përtej vitit 2030 dhe kostot nuk do të jenë të ulëta”.

Detajet teknike të Hyper Sting

  • Kapaciteti: 130-170 udhëtarë
  • Gjatësia: 100,03 metra
  • Hapja e krahëve: 51,4 metra
  • Shpejtësia maksimale: 4287 km/h
  • Lartësia maksimale: 20000 metra

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy