Bashkëpunim me FBI, Facebook dhe Twitter shpërbëjnë rrjetin rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Facebook thotë se ka shkatërruar një rrjet të vogël llogarish dhe faqesh që ishin pjesë e një operacioni të ndikimit rus. Gjigandi teknologjik njofton se fushata lidhej me Agjencinë Kërkimore të Internetit të Rusisë, “IRA”, një organizatë afër qeverisë së Kremlinit që u akuzua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale Amerikane të 2016-ës.

Edhe Twitter ka pezulluar 5 llogari të të njëjtit rrjet. Operacioni u përqendrua tek “Peace Data”, një platformë lajmesh që pretendon të jetë një uebsajt jofitimprurës në gjuhën angleze dhe arabe. Facebook dhe Twitter bënë me dije se fushata e ndikimit rus kishte shumë pak sukses.

Raportimet për këtë grupim vijnë vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, ku përballen presidenti Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.

Shkatërrimi i grupit rus nga Facebook dhe Twitter erdhi si rezultat i një bashkëpunimi me Task Forcën e FBI për luftimin e influencave të huaja. Fushata mbulonte një audiencë të përqendruar kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe, Egjipt dhe vende të tjera të botës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy