BE “godet” përsëri Apple: Bashkohet me Spotify, e akuzon për tregun e shërbimit të muzikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE “godet” përsëri Apple: Bashkohet me Spotify, e akuzon për tregun e shërbimit të muzikës

Rregullatorët e Bashkimit Europian kanë akuzuar Apple për shtrembërimin e konkurrencës në tregun e muzikës në rrjet, duke u bashkuar me Spotify në një çështje që mund të sjellë gjoba gjigante tek praktikat e biznesit të kompanisë.

Kjo do të nisë një proces që lejon Apple dhe Spotify të reagojnë. Nëse çështja do të ndiqet, rregullatorët mund të kërkojnë dëmshpërblime madje edhe një gjobë deri në 10% të xhiros botërore të Apple, ekuivalent me 27 miliardë dollarë.

Apple u gjend në radarin e Komisionit Europian pasi Spotify u ankua 2 vite më parë se kompania kufizon rivalet me shërbimin e vetë Apple Music tek celularët iPhone.  Autoriteti i konkurrencës në BE, theksoi se çështja lihdjet me rregullat kufizuese të Apple për App Store, që detyrojnë programuesit të përdorin sistemin e vetë të pagesave në aplikacion dhe t’i parandalojë ata për të informuar përdoruesit mbi opsione të tjera të blerjes.

“Duke caktuar rregulla strikte tek App store që shtrembërojnë konkurrencën në shërbimet e muzikës, Apple privon përdoruesit nga opsionet më të lira të muzikës në rrjet”- tha komisionerja e konkurrencës Margrethe Vestager.  Sipas saj, kjo bëhet duke ngarkuar tarifa më të larta të komisionit për çdo transaksion në App Store për rivalët dhe duke ndaluar ato për të informuar konsumatorët ndaj opsionet alternativë të nënshkrimit.   “Spotify është bërë shërbimi më i madh i muzikës në botë dhe ne jemi krenar në rolin që kemi luajtur tek kjo”-deklaroi Apple.

Advertisement

Megjithatë, kompania shton se Spotify kërkon të gjithë përfitimet nga App Store pa menduar se duhet të paguajë për këtë. Sipas Apple,  mbajtja e anës së Komisionit Europian tek Spotify, shtrembëron konkurrencën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy