Bezos zotohet t’u krijojë punëtorëve të tij kushte më të mira të punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos është zotuar se do të bëjë kompaninë e tij një vend më të mirë për punëtorët.

Në një letër vjetore dërguar aksionarëve të kompanisë, Bezos ka thënë se duhet krijuar vlera për të punësuarit e saj.

“Është e qartë se kemi nevojë për një vizion më të mirë se si duhet të krijojmë vlera për të punësuarit tanë. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë për punëtorët tonë. Po t’i lexoni lajmet ju mund të mendoni se ne nuk kujdesemi për ta”, ka shkruar Bezos.

“Amazon” është kompania e dytë me e madhe punëdhënëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy