Bitcoini harxhon më shumë rrymë sesa shteti i Argjentinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bitcoin harxhon më shumë elektricitet se sa i gjithë shteti i Argjentinës, sipas një analize të nxjerre nga Universiteti i Cambridge.

“Miniera” për kriptovalutën është e etur për energji, duke përfshirë llogaritjet e rënda kompjuterike për të verifikuar transaksionet.

Studimi i Cambridge thotë që harxhohen 121.36 terawatt orë (TWh) për një vjet dhe kjo shifër e harxhimit të elektricitetit nga Bitcoin nuk ka gjasë të ulet nëse nuk bie vlera e monedhës.

Kritikat thonë që vendimi i kompanisë së veturës elektrike Tesla që të investojë shumë në Bitcoin dëmton imazhin e saj mjedisor.

Advertisement

Vlera e monedhës arriti në 48.000 dollarë këtë javë, duke ndjekur njoftimin e Teslas se ka investuar 1.5 miliardë dollarë në bitcoina dhe planifikon t’i pranojë ato si pagesë në të ardhmen.

Por rritja e çmimeve të Bitcoinit nënkupton që të vihen në punë shumë e më shumë makineri.

“Me të vërtet Bitcoin harxhon aq energji”, ka thënë studiuesi në Qendrën e Cambridge të Financave Altervative, Michel Rauchs për BBC. “Kjo nuk do të ndryshojë, vetëm nëse çmimi i Bitcoinit bie.”

Sipas matjeve, shpenzimet nga Bitcoin janë më të mëdha se të Argjentinës (121 TWH në vit), Holandës (108.8 TWh) dhe Emiratet Arabe (113.20 TWh) dhe gradualisht po zvarritet drejt Norvegjisë (122.20 TWh).

Advertisement

Sipas studimit sasia e energjisë elektrike e konsumuar çdo vit nga pajisjet shtëpiake gjithmonë të ndezura, por joaktive në SHBA, mund të furnizojë të gjithë rrjetin Bitcoin për një vit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy