Bitcoini nis me rekord të martën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Entuziastët e kriptovalutës më të njohur në botë, Bitcoin, kanë përjetuar një mëngjes të këndshëm të martën. Vlera e kësaj valute digjitale u rrit në shifra rekorde.

Vetëm një ditë pasi investimi 1.5 miliardë dollarësh i Teslas e çoi në shifra rekorde Bitcoinin, të martën rekordi ka vazhduar të thyhet me BTC-në që ka prekur 48 mijë dollarëshin për herën e parë.

Tani po qarkullon në një çmim rreth 47 mijë dollarë.

Disa analistë janë duke pritur shtytjen e radhës mbi 50 mijë dollarë, që mund të nxitet nga ndonjë investim i ndonjë kompanie tjetër të madhe, duke e marrë për bazë investimin e majmë të Teslas.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy