Blen një Ferrari, nuk e përdor kurrë dhe në fund e shet pas 14 vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blen një Ferrari, nuk e përdor kurrë dhe në fund e shet pas 14 vitesh

Të blesh një Ferrari dhe ta përdorësh shumë pak, është diçka më e zakonshme sesa mund të mendoni. Ata që e blejnë kanë edhe makina të tjera, që janë më praktike në përditshmëri.

Por, rasti që do ju tregojmë është shumë i rrallë. Një koleksionist në Hong-Kong, i cili bleu një Ferrari F430 Scuderia në vitin 2009, nuk e ka përdorur kurrë këtë “xhevahir” të markës italiane dhe tashmë e ka nxjerrë në ankand.

Ai e futi në garazh, në temperaturë dhe lagështi optimale, dhe e la aty, pa e nxjerrë kurrë në rrugë përgjatë 14 viteve. Tani, në ankand, pritet të shitet për 170 mijë deri në 200 mijë euro. E re, kjo makinë Ferrari F430 Scuderia ka kushtuar mbi 220 000 euro, kështu që nuk mund të flasim për fitim të pronarit aktual.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy