Bllokohet Instagram-i, përdoruesit “vërshojnë” në Twitter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllokohet Instagram-i, përdoruesit “vërshojnë” në Twitter

Instagram-i, i cili është kthyer në rrjetin social ku shumë të rinj e jo vetëm kalojnë një pjesë të madhe të kohës, ka shfaqur probleme gjatë së enjtes.

Sipas “Downdetector”, e cila monitoron rrjetet sociale, problemet për mijëra përdorues kanë nisur që prej mesditws së të enjtes. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar dhe është e paqartë nga se janë shkaktuar problemet.

Ndërkohë, ashtu siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë, përdoruesit e Instagram-it kanë kaluar në Twitter për të treguar problemet e tyre. Rreth 51% e atyre që raportuan probleme, nuk kanë mundur të futeshin në aplikacion, ndërsa 29% kishin probleme me serverin.

Që prej mesditës, #instagramdown është një nga hashtaget më të përdorura në Twitter, ku nuk mungojnë edhe memet e shumta.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy