Britania e Madhe synon zbulime shkencore “me rrezikshmëri të lartë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Britania e Madhe do fillojë një agjenci shkencore “me rrezikshmëri të lartë” për të bërë zbulime shkencore të thella.

Agjencia Aria, do të drejtohet përmes linjave të njëjta me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ishin thelbësore për krjimin e internetit dhe GPS.

Aria, e cila ka një fond prej 800 milionë paund në katër vjet, do të arsyetohet në rast se dështimet janë më të mëdha sesa sukseset, ka bërë të ditur Qeveria.

Organi i ri, i quajtur Agjencia e Avancuar për Kërkimin dhe Shpikjen, do të financonte kërkimet shkencore me shpërblim të lartë, njofton BBC.

Advertisement

Për periudhën 2020-2021, Qeveria ka caktuar 10 miliardë funte për programet dhe organet e saj kërkimore.

Sekretari i biznesit, Kwasi Kwarteng, ka thënë se agjencia e re do të “çojë përpara teknologjitë e së nesërmes”.

“E udhëhequr në mënyrë të pavarur nga shkencëtarët tanë të jashtëzakonshëm, kjo agjenci e re do të përqendrohet në identifikimin dhe financimin e kërkimit të teknologjisë më të përparuar me shpejtësi”, ka thënë Kwarteng.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy