“Burra të çuditshëm” iu shkruajnë grave në aplikacionin Scrabble Go

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një numër i grave që luajnë online në aplikacionin Scrabble Go, të Scopely-t, thonë se po u shkruajnë “burra të çuditshëm”, në mundësinë e chat-it, gjatë lojës, raporton BBC.

Ato fillojnë të luajnë, por pastaj pyeten se ku jetojnë, a janë të martuara, dhe ata duan të vazhdojnë të flasin përmes aplikacioneve tjera siç është WhatsApp.

Duket se shumica nga ta janë ndjekës së romancave.

Scopely thotë se funksioni i bisedës mund të kufizohet vetëm mes shokëve.

Advertisement

Një grua, rreth të 60-ave, tha se ajo u kontaktua nga 2-3 njerëz gjatë javës dhe të gjithë pretendonin se ishin nga Amerika. Ajo nuk deshi që emri i saj të bëhet publik.

“Ishte si një skriptë”, thotë ajo. “Ata fillojnë me “Çfarë po bën? Ju ftojnë në lojë, pastaj fillojnë t’ju shkruajnë. Luajnë shumë keq, prandaj ne fitojmë e ata urojnë për fitoren. Zakonisht thonë “A mund të bëhemi shokë?”, kur u thua jo apo kur nuk përgjigjesh, largohen nga loja”.

Ajo beson se shumica nga ta janë të rremë. Anglishtja nuk duket të jetë gjuha e tyre e parë. Njëri nga ta pranoi se po e përdor fotografinë e të birit, sepse ai është më i pashëm. “Kjo nuk është një faqe për takime”, thotë ajo.

Scopely thotë se “nuk e toleron asnjë ngacmim apo çdo sjellje të keqe në lojën e tyre”, prandaj lojtarët duhet ta raportojnë këtë gjë.

Advertisement

Scrabble Go është lansuar në muajin mars të vitit 2020. Scrabble thotë se i ka rreth 2.5 milionë lojtarë gjatë ditës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy