Ç’do të ndodhë me llogaritë joaktive për një periudhë të gjatë të Twitter? Elon Musk merr vendimin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i Twitter, Elon Musk njoftoi se llogaritë që janë joaktive për një periudhë të caktuar kohore, do të fshihen. Musk tha se përdoruesit duhet të pranojnë si normale uljet e mundshme të numrit të ndjekësve.

Elon Musk bëri bujë duke blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë disa muaj më parë, ndërsa hapin e parë që ndërmori ishte pikërisht heqja e “tikut blu”, duke e bërë të paguar.

“Ne do të pastrojmë llogaritë që nuk janë përdorur për një periudhë të caktuar kohore”, u shpreh në lidhje me vendimin e tij të ri, Elon Musk.

Disa nga përdoruesit e Twitter kundërshtuan deklaratën e Musk, ndërsa ky i fundit iu përgjigj, duke i thënë se, ato do të arkivohen.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy