Çfarë është “Gab”? Rrjeti social në të cilin “strehohen” Trumpi dhe mbështetësit e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përjashtua nga Twitteri dhe rrjeti social “Parler” u fshi nga interneti, një eksod masiv i “të pastrehëve digjitalë” filloi të regjistrohej, në rrjetin social, i quajtur “Gab”.

Më 9 janar, “Gab” kishte shkruar në Twitter se faqja po rritej në më shumë se 10 mijë përdorues në orë dhe mori 12 milionë vizita në 12 orë pas pezullimit të llogarisë së Trumpit në Twitter.

“‘Gab’ fitoi më shumë përdorues në dy ditët e fundit sesa ne në dy vitet e para të ekzistencës”, u shpreh kompania në një cicërimë, e cila është fshirë. “Në një kohë shumë të shkurtër ‘Gab’ do të jetë më i madh se të gjitha mediat”.

“Gab” u nis nga sipërmarrësi i teknologjisë, Andrew Torba, duke ndjekur atë që u tha se ishte rritja e censurës së teknologjisë së madhe gjatë zgjedhjeve më 2016, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Advertisement

“Gab” doli në titujt kryesorë pas një masakre në Pittsburgh më 2018, kur u zbulua se sulmuesi i pretenduar postoi komente antisemitike në platformë pak para se të vriste 11 njerëz në sinagogën “Tree of Life”.

“Gab” tani po shërben si rrjeti social në të cilin ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shpalos mesazhet drejt mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij në politikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy