Çfarë është serializimi dhe pse Apple është paditur për këtë proces

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë është serializimi dhe pse Apple është paditur për këtë proces

Apple është një nga kompanitë teknologjike më të mëdha të botës, ndoshta ajo më ikonike,  vlera e të cilës para stuhisë pandemike përllogaritej në rreth 3 trilionë dollarë.

Produktet e saj vlerësohen në të gjithë botën dhe janë simbol tashmë të një statusi social më të lartë, ashtu siç lakmohet nga gjithë të tjerët.

Por nuk mungojnë kritikat, në veçanti të një qasje disi elitare që përkthehet në kosto më të mëdha për klientët. Shoqata franceze Halte à l’obsolescence programmée (HOP) ka paditur kompaninë me seli në Kupertino të Kalifornisë me akuzën e “serializimit”.

Po me çfarë kemi të bëjmë realisht? Serializimi në këtë rast është procesi me të cilin komponentët që përbëjnë telefonin janë të lidhur përmes disa mikroçipave me serialin unik të atij produkti, i kontrolluar nga vetë kompania.

Advertisement
Në rast dëmtimi, zëvendësimi i një pjese me një tjetër po origjinal, po bëhet i pamundur kur ky zëvendësim kryhet nga një asistencë ndryshe nga ajo zyrtare të Apple

Në terma më të thjeshta, kjo përkthehet me faktin që në rast dëmtimi, zëvendësimi i një pjesë si ekrani, kamera ose të tjerë me një komponent tjetër po origjinal, bëhet i pamundur ose të paktën është burim problematikash, kur ky zëvendësim kryhet nga një asistencë ndryshe nga ajo zyrtare të Apple.    

Sipas shoqatës HOP, kjo nuk bëhet nga kompania e themeluar nga Steve Jobs për kontrollin e pjesëve të këmbimit, diçka tërësisht legjitime, por për të dekurajuar klientët e saj në riparimin e pajisjes, duke e shtyrë atë në blerjen e një produkti të ri.

Një qasje e re, kjo, që sipas HOP përbën një shkelje. Nuk dihet nëse padia do të ketë sukses, por dihet që e njëjta shoqatë ka shtrënguar gjigantin amerikane të paguajë 25 milionë dollarë gjobë në vitin 20220 për tnjëjtën qasje që kanë me bateritë e tyre.


FITIMET E GJIGANTEVE TECH frame 0 1280x720

Advertisement

Stuhi fitimesh, Apple, Microsoft dhe Google përfitojnë mbi 1 mijë dollarë për sekondë

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy