Çfarë po ndodh me bitcoinin?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Monedha më e famshme digjitale, u kthye edhe njëherë në qendër të vëmendjes, kur u raportua se vlera e tij tejkaloi shifrën 28 mijë dollarë. Kjo është vlera më e lart e Bitcoin-it deri më tani.

Edhe në Kosovë është një komunitet i njohësve të kriptovalutave, të cilët nëpërmjet grupeve në rrjete sociale shkëmbejnë informacione për trendet e reja.

Dizajneri e programeri Granit Kadolli është një prej ma aktivëve në grupin “Albanian Crypto Amateur”.

Ai rrëfen sesi u zhyt në këtë botë para gati një dekade, teksa komenton se çfarë po ndodh me Bitcoinin sot.

Advertisement

“Në vitin 2017 kur ka filluar mania e madhe për kriptovaluta, Drin Zatriqi e ka krijuar grupin ‘Albanian Crypto’ dhe na ka mbledhur disa veta e na ka thënë ta bëjmë një grup ku njerëzit mund të diskutojnë tema të ndryshme. E unë shumicën e kohës postoj në grup, iu tregoj që më me rëndësi është që para se ta investosh paranë tënde – për të cilën ke punuar e ke paguar tatim – të hulumtosh. Dhe çdo investim e monedhë që mendon se e ka pas një ngritje të madhe të çmimit – nuk mendoj që duhet blerë kur e ka vlerën e lartë. Por duhet hulumtuar e lexuar para se ta blesh një monedhë digjitale”, ka thënë Kadolli.

Në Kosovë, zhvillimi i teknologjisë e ka ndihmuar komunitetin që të jetë më afër kriptovalutave.

“Në Kosovë ka shumë të interesuar. Për fat të mirë jemi shumë në rrjedha me teknologji dhe kjo është një ndër arsyet pse ne i kemi besuar teknologjisë. Ia vlen shumë të investohet sepse kjo është e ardhmja. Këtë rritje e kam pritur në shtator, por atëherë nuk ndodhi. Ndodhi tash dhe mirë që ndodhi, s’ka lidhje me pandemi”, ka shtuar ai.

Gjiganti mediatik “CNN” ka shkruar se rritja e monedhës së famshme nuk ka të ndalur dhe se është nisur drejt vlerës 30 mijë dollarëshe.

Advertisement

Me rreth 70 për qind të tregut të përgjitshëm, bitcoin vazhdon të mbetet monedha më e madhe digjitale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy