“Chat” me të vdekurit, Microsoft vendos që të mos vijojë projektin e çuditshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Chat” me të vdekurit, Microsoft vendos që të mos vijojë projektin e çuditshëm

Microsoft ka vendosur që të hedhë në kosh projektin e një “chatbot”-i, që simulonte bashkëbisedime me familjarë të vdekur. Sipas CNN, edhe pse ishte në hapat e fundit, projekti u konsiderua si shumë “i sikletshëm”.

Ideja ishte gati për të marrë patentën, pasi Microsoft e kishte prezantuar në zyrën përkatëse në SHBA, por Tim O’Brien, përgjegjësi i kompanisë për programet e Inteligjencës Artificiale, theksoi se projekti nuk do të dalë në dritë kurrë.

Microsoft do të grumbullonte të dhëna në internet dhe rrjete sociale nga personi që kishte ndërruar jetë, për ta bërë robotin bashkëbisedues të ngjashëm në personalitet me personin e vdekur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy